
Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshoi një komunikatë për media për aksionin e sotëm në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe në disa lokacione të tjera.
Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës zhvilloi aksionin në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontroll ndaj të dyshuarve lidhur me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo Autoritetit Zyrtar’’, “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe “Legazilimi i përmbajtjes së pavërtetë’’.
Përmes këtij dokumenti është paraqitur në mënyrë të rreme kinse ka ndodhur një këmbim pronash në vitin 1966, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.
Po ashtu, Prokuroria tha se i dyshuari A.B. në cilësinë e personit zyrtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke krijuar dosje fiktive dhe duke mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se “mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në këtë drejtim”.



