Personat apatrit as përmes ligjit të ri nuk mund të sigurojnë shtetësinë, Spasovski mohon

LEXO EDHE:

Gazetar: Adrian Kerimi

Qytetarët apatrit ankohen se nuk mund të pajisen me shtetësi as përmes ligjit të ri. Ata thonë se dokumentet të cilat kërkohen, nuk janë pjesë e ligjit dhe në ndërkohë dokumentet që ofrohen në përputhje me ligjin nuk merren parasysh, shkruan Alsat.

Por ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski mohon të ketë një gjë të tillë.

“Nuk ka problem me Ligjin për shtetësi dhe apeloj që të mos krijohet përshtypje se ka probleme me ligjin”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Sipas Spasovskit personat që kanë probleme me procedurat janë kryesisht shtetas të huaj.

“Rreth 560 qytetarë të cilët jetojnë brenda shtetit nuk kanë pasur shtetësi, kanë aplikuar dhe janë pajisur me shtetësi. Të gjithë të tjerët janë nga jashtë vendit dhe ajo procedurë është më e komplikuar se procedura e rregullt. Nëse i kanë nisur procedurat, duhet të presin që të përfundon. Kur kanë pritur 30 vite për shtetësi, besoj se mund të presin edhe 1 muaj dhe të pajisen”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Me Ligjin e ri për shtetësi personi i cili në vitin 1991, përkatësisht deri në shpalljen e pavarësisë ka jetuar në Maqedoni mund të pajiset me shtetësi vetëm përmes një dokumenti edhe atë më së voni tri vjet nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dispozitat ligjore mundësojnë edhe pajisjen me shtetësi përmes procesit të natyralizimit. Jo zyrtarisht 2.657 kërkesa për shtetësi ndodhen në procedurë. Prej këtyre, 1.247 kërkesa për shtetësi janë dorëzuar vetëm vitin e kaluar./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme