Personat që përdorin dhe shesin lëndë narkotike mbushin raportet e Policisë – Në fundjavë dhjetëra arrestime

Gazetar: Avni Tahiri

Përdorimi dhe shitja e kanabisit, dhe lëndëve të tjera narkotike në formë të pluhurit është bërë përditshmëri në raportet e arrestimeve nga ana e policisë, shkruan Alsat.

Nga shumë raste në buletinin e stërmbushur të policisë që kanë të bëjnë me kapjen e shitësve të kanabisit apo të përdoruesve dhe shitësve të lëndëve narkotike, këto janë vetëm disa raste që kemi zgjedhur;

“Më datë 25.01.2025 në ora 19:30 në Shkup, në zonën Qendër, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese të SPB-së Shkup, kanë ndaluar dy të mitur nga Shkupi, pasi u është gjetur dhe konfiskuar marihuana.

Zyrtarët policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale Probishtip e kanë privuar nga liria A.J nga Koçani për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.

Më 25.01.2025 në ora 21:40 në Shkup, në komunën e Aerodromit, nga njësiti policor për intervenim të SPB Shkup, u privua nga liria F.I nga Shkupi për shkak se i ishte gjetur dhe konfiskuar marihuana”, thuhet në raportin e MPB-së.

Në buletinin e policisë, vetëm në këtë fundjavë, ka mbi dhjetëra raste të tilla ku shitësit e lëndëve narkotike kanë përfunduar në pranga. Përveç personave të rinj të cilët janë kapur si të dyshuar duke shitur kanabis, apo lëntë tjera narkotike, të shumta janë rastet ku policia ka vënë në pranga persona të moshuar, të dyshuar për shitje të kokainës apo lëndëve. Një rast i tillë është një 65 vjeçar i cili në mes të ditës është privuar nga liria për shitje të lëndëve narkotike.

“Me datë 25.01.2025 në ora 14.00 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nga njësiti policor për intervenim të SPB Shkupi, u privua nga liria R.L. 65 vjeçar sepse i është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhuri. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj këtij personi do të vijojë një dorëzim përkatës”, thuhet në një raport tjetër të MPB-së.
Përveç, marihuanes dhe kokainës apo lëndëve tjera pluhur, policia në shumë raste ka arrestuar edhe persona për armë mbajtje pa leje.

“Me datë 25.01.2025, nga ora 10.45 deri në ora 11.15, me urdhër të gjykatës, zyrtarë policorë  në Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë e S.S.(46) nga Drenoveci. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Crvena Zastava” dhe 263 fishekë të kalibrit 9 mm”, thotë një raport i MPB-së.

Për armëmbajtje pa leje, dënimi minimal sipas ligjit shkon në pesë vite burg, ndërsa për shitje, prodhim dhe tregti të lëndëve narkotike, fillon nga tre deri në 10 vite burg.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë duke punuar në mënyrë intensivë sa i përket kësaj dukurie. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme