Personi që dyshohet se vrau 22-vjeçarin në Gjilan, vazhdimisht i rrethuar me politikanë e artistë

I dyshuari kryesor për vrasjen e Fatlind Arifit 22-vjeçar në Bresalc të Gjilanit, është Liridon Uruqi i njohur edhe për Policinë e Kosovës për të kaluarën e tij problematike.

Nëse kërkon në rrjete sociale emrin e tij aty gjenden një numër i konsiderueshëm i fotografive të tij me disa prej emrave më të njohur të estradës, por edhe nga politika.

Gold Ag, Shyhrete Behluli, Leonora Jakupi, Cozman, Fero, Blunt dhe Real, Fero; janë disa prej artistëve me të cilët Liridon Uruqi posedon fotografi në rrjete sociale.

Madje, në disa raste ai ka pozuar edhe pranë kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe deputetit, Daut Haradinaj. Megjithatë, nuk dihet nëse ky person ka raporte të afërta me këto fytyra publike apo vetëm ka ndarë nga një imazh me ta.

Mbrëmë, Fatlind Arifi 22-vjeçar u qëllua me armë zjarri në gjoks në vendin e quajtur “Te Lapidari’’ në fshatin Bresalc të Gjilanit. Dyshohet se kjo vrasje u krye nga 26-vjeçari Liridon Uruqi.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se të Uruqit mbrëmë i është konfiskuar vetura e tipit Mercedes në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa sot  policia ka arritur ta arrestojë edhe vetë atë. Por, për këtë rast është arrestuar edhe vëllai i Uruqit, SH.U, pasi besohet se i njëjti është involvuar në këtë vrasje të rëndë./ Gazeta Express

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme