Frank Pellegrino, ish-agjenti special i FBI-së, po qëndronte në një dhomë hoteli në Malajzi, kur pa fotot e avionëve që u përplasën me Kullat Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) më 11 shtator.
Por, teksa i shikonte edhe njëherë ato pamje që shfaqeshin pa reshtur në televizor, bindja i forcohej edhe më: gjithçka e kishte bërë ai, Khalid Sheikh Mohammed.
Nuk i shqitej nga mendja veç një mendim se “personi që kishte nën patrullim, Khalid Sheikh Mohammed, ishte pas gjithë kësaj”.
Një sagë prej gati tri dekadash që nuk i dihet fundi ende, është ndjekja e Mohammedin-it, nga agjenti.
A mund të ishte parandaluar ngjarja e 11 shtatorit?
Osama Bin Laden, në atë kohë udhëheqësi i al-Qaedas, ishte emri që shqiptohej pas çdo përmendje të sulmit.
Por e vërteta qëndronte ndryshe: Mohammedi, ose “KSM” siç u bë i njohur, ishte “arkitekti kryesor”.
Kjo, sipas komisionit hetues të 11 shtatorit.
Sipas tyre, Mohammedi ishte “gjeniu pas idesë” dhe personi që ia transmetoi atë al-Qaedas.
Agjenti i FBI-së e ka gjurmuar atë vite para sulmit.
Pellegrino ishte caktuar nga vetë FBI-ja për të hetuar bombardimet e 1993-it në Qendrën Botërore të Tregtisë.
Mohammed kishte bërë një transferim parash te njëri prej personave të përfshirë në sulm.
Kaq do të mjaftonte që emri i tij të sillej në vëmendjen e autoriteteve amerikane.