Personi që shkaktoi incident në tubimin e VV’së në Mitrovicë i shkon në zyrë Agim Bahtirit

Berat Pllana, personi që shkaktoi incident në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkuar sot në zyrën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit dhe i ka kërkuar falje.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Pllana, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai thotë se i ka kërkuar që ta përcjellë kërkim-faljen edhe te Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

“Sot kam ardhur te kryetari për t’i kërkuar falje për nervozën që ia kam shkaktuar atë ditë, nuk ka qenë qellimi im të shkaktoj ndonjë telashe.  Kerkova nga kryetari qe ta percjell kete kerkim-falje edhe te presidentja Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti.  Dhe, gjithashtu ju kerkoj falje gjithe pjesmarrësve qe kane qene ne tubim, sepse nuk ka qene qellim i imi te prishet tubimi”, ka shkruar Pllana.

Postimi i tij i plotë:

Sot kam ardhur te kryetari për t’i kërkuar falje për nervozën që ia kam shkaktuar atë ditë, nuk ka qenë qellimi im të shkaktoj ndonjë telashe.

Kerkova nga kryetari qe ta percjell kete kerkim-falje edhe te presidentja Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti.

Dhe, gjithashtu ju kerkoj falje gjithe pjesmarrësve qe kane qene ne tubim, sepse nuk ka qene qellim i imi te prishet tubimi.

Me Respekt
Berat Pllana Vice V

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme