Përurohet akseleratori i dytë në Klinikën e Onkologjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë bërë përurimin e akseleratori të dytë në Klinkën e Onkologjisë.

Kurti, para mediave, theksoi se kjo pajisje do të ketë rëndësi të madhe për pritjet e pacientëve, pasi sipas tij, brenda këtij viti nuk do të ketë më.

 “Përurimin e akseleratorit të dytë klinik, i cili është i teknologjisë më modern që në kuadër të radioterapisë bën rrezatimin me rreze jonizuese me saktësi maksimale në luftimin e tumoreve duke mos dëmtuar edhe indet e tjera rrotull, ajo çka është e re në këtë pajisje, që kjo teknologji e fundit i përshtatet sipërfaqes së tumorit, dhe në këtë mënyrë arrin që të mos bëjë dëmtime anësore”, u shpreh Kurti.

Shefi i qeverisë potencoi se instalimi dhe montimi i kësaj pajisje është bërë në kohë rekorde.

“Njëkohësisht në kohë rekord kanë arritur që ta bëjnë instalimin dhe montimin e kësaj pajisje, të akseleratorit  të dytë, që do të përfitojnë të gjithë pacientët deri tash koha e pritjes ka qenë 6, ndërsa tash sipas drejtorit Ilir Kurtishi, kjo kohë do vihet në zero shumë gjasa brenda këtij viti”.

“Pra nga gjashtë javë deri në tetë javë sa ka qenë koha e pritjeve, tash listat e tilla nuk do të jenë të tilla, brenda këtij viti”.

“Për gjashtë muaj ka qenë plani që të bëhet instalimi dhe montimi dhe është bërë për tre muaj e nëntë ditë”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme