Përurohet në Kinë ura më e gjatë në botë, kushtoi 17.5 miliardë euro

Ura më e gjatë në botë, mbi det, është inauguruar në Kinë. Ajo është 55 kilometra e gjatë dhe ka kushtuar 17.5 miliardë euro. Por në vend ka shumë polemika përsa i përket sigurisë së saj.

Është inauguruar në Kinë ura që lidh Hong Kongun me Makaon, ura më e madhe në botë mbi det. Përfshirë dhe rrugët hyrëse, ajo është 55 kilometra e gjatë dhe për ndërtimin e saj janë shpenzuar 17.5 miliardë euro.

Ura do të lejojë reduktimin e kohës mes tre qyteteve të rëndësishme bregdetare, por vonesat në ndërtimin e saj, kostoja e lartët e mirëmbajtjes dhe impakti ambiental tek krijesat e detit kanë shkaktuar shumë polemika dhe dyshime për vlefshmërinë e këtij projekti.

Ura lidh mes tyre tre qytete bregdetare të Kinës Jugore, Hong Kongut, Makaos dhe Zhuhai. Për rreth 30 kilometra kalon mbi lumin e perlave, dhe në pjesën drejt Hong Kong, futet nën ujë për rreth 7 kilometra për të lejuar kalimin e anijeve tregtare. Tuneli nënujor është ndërtuar për disa vite.

Ndërtimi i shërben sidomos një zone ku jetojnë 68 milion banorë dhe është pjesë e një projekti që synon të përforcojë ekonominë e zonës. Para ndërtimit një udhëtim me automjet nga ZHuhai në Hong Kong mund të bëhej për 4 orë, ndërsa tani duhen vetëm 30 minuta.

Ura ka një vlerë të rëndësishme simbolike për Kinën, nga njëra anë dëshmohet aftësia ndërtuese dhe ekonomike e vendit, dhe nga ana tjetër përforcohet kontrolli mbi Hong Kong-un. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm presidenti kinez Xi Jinping, dhe guvernatorët e Hong Kong dhe Makao.

Dhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, mendohet se të paktën 20 persona kanë humbur jetën gjatë ndërtimit të kësaj ure.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme