Përurohet në Vushtrri Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Nasuf Aliu, sot kanë prerë shiritin e objektit të ri të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, në qytetin e Vushtrrisë.

Tahiri ka pohuar se shtëpia e kulturës ”Hasan Prishtina” ka ruajtur vlerat e veta që nga themelimi i saj bashkë me bibliotekën, bashkë me sallën e vallëzimit, me ansamblin, arkivin e qytetit dhe të gjitha objektet tjera përcjellëse.

“Shtëpia Kulturës, qëndron sot dhe do të qëndroj përgjithmonë si dëshmi e besimit në ndryshim dhe si dëshmi asaj që atë që e deshën qytetarët e Vushtrrisë, që në ketë vend të vazhdojë të mbetet shtëpi e kulturës. Ky objekt do të vazhdoj të ndritë e të shendit dhe ta bëj krenare Vushtrrinë, qytetin tonë Vicianën Antike” u shpreh Tahiri.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme