Përurohet tuneli euroaziatik nën Ngushticën e Bosforit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan inauguroi sot tunelin e parë rrugor nën Ngushticën e Bosforit, në Stamboll, e fundit nga një seri projektesh të ndërmarra për të transformuar infrastrukturën turke.

Në tetor 2013, Turqia hapi tunelin hekurudhor ”Marmaray”, rruga e parë nën det që lidh brigjet evropiane dhe aziatike të megalopolit prej 18 milionë banorësh.

Duke nisur nga sot, do të jetë i mundur kalimi me makinë nën Bosfor, në sajë të këtij projekti që parashikon të lehtësojë trafikun shumë të dendur në qytetin turk.

Tuneli “Avrasya” (Eurasie) prej 5,4 kilometra i gjatë, 3,4 kilometra të të cilit nën Bosfor, do të mundësojë lidhjen mes dy brigjeve në 15 minuta, nga një orë e 30 minuta deri në dy orë në momente trafiku”, konfirmoi Ahmet Arslan, ministër i Transporteve, i cili parashikon kalimin e 120 000-130 000 automjeteve në ditë.

Realizuar nga një konsortium që bashkon grupin ndërtues privat turk “Yapi Merkezi” dhe koreanojugorin “SK Group”, projekti ka pasur një investim prej 1,245 miliardë dollarë, përfshirë dhe një kredi prej 960 milionë dollarë.

Sipas të dhënave tuneli Euroazia u hap sot me pjesëmarrjen e presidentit Erdogan, kryeministrit Yıldırım si dhe shumë të ftuarve të huaj, në mesin e të cilëve kishte presidentë, kryeministra, ministra dhe ambasadorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme