“Kërcënimeve të Serbisë do t’iu përgjigjemi me pushkë”.
Gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare, vendi i betejës më të madhe të UÇK-së, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmendi edhe vendin fqinj, situata me të cilin vazhdon të njohë ulje-ngritje, pavarësisht përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve.
“Kërcënimeve serbe do t’iu përgjigjemi ashtu siç iu përgjigjëm përpara 19 viteve”,- u shpreh kreu i shtetit kosovar.
Thaçi kujtoi se çdo vit, në muajt mars, prill dhe maj, Kosova shënon ngjarje të dhimbshme të sakrificës dhe të rezistencës, të lidhura me vitet e luftës 1998-1999, “por këtë herë, – shtoi ai, – Kosova s’po shënon denjësisht përvjetorin e 10 të Pavarësisë dhe 19-vjetorin e Çlirimit”.
Për Thaçin, Kosova nuk ka orientim tjetër veç atij euroatlantik.