Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot dërgoi apel deri te të gjithë qytetarët me rastin e shënimit të 4 Shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit, përmes të cilit bën thirrje që të mos u nënshtrohen provokimeve dhe shënimi të kalojë me qetësi dhe dinjitet.
Sipas Spasovskit, institucionet nuk do të lejojmë asnjë eskalim, incident ose përbuzje të popullit maqedonas dhe të shtetit nga askush.
Ministri u dërgon mesazh edhe subjekteve politike dhe politikanëve, që të jenë të përgjegjshëm në gjithë këtë proces.