Pesë opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Dembelen

Barcelona ka një listë zëvendësuesit e mundshëm për Ousmane Dembele, i cili do të bashkohet me Paris Saint-Germain.

Sipas Albert Fernandez të Directo Gol, janë pesë opsione që po shqyrtohen për të zëvendësuar francezin.

Opsioni prioritar është mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva, i cili është një objektiv afatgjatë për klubin. Ai mund të luajë si anësor dhe në mesfushë, gjë që mund ta bëjë atë një aset për Barcelonën.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix së fundmi ka shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit karalunas, është një tjetër në listën e tyre të ngushtë.

Blaugranët po konsiderojnë gjithashtu një lëvizje për të nënshkruar me anësorët e Bayern Munichut, Leroy Sane ose Kingsley Coman.

Një opsion befasues, megjithatë, është anësori i Rennes, Jeremy Doku – i cili është gjithashtu një objektiv i përfolur për Manchester Cityn.

Mbetet për t’u parë se kë nënshkruan Barca në të vërtetë si zëvendësues i Dembeles, por që nuk pritet të jetë e lehtë duke ditur problemet me financat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme