Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, rastet kanë ndodhur në komuna të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me dhunën në familje, e shkaktuar nga gjinia mashkullore.

Në Prishtinë është arrestuar një burrë i cili pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetase e Shqipërisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e policisë të raportuar nga Prishtina.

Një tjetër rast është raportuar po ashtu në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Një i dyshuar është arrestuar pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, me që rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së.

Një rast tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë ku poashtu është arrestuar një burrë për dhunë fizike ndaj gruas.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.

Në Rahovec ka ndodhur një rast tjetër ku po ashtu, një i dyshuar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.

Ndërsa në Malishevë, policia ka intervenuar në një rrahje që ka ndodhur mes dy bashkëshortëve, grua dhe burrë, por aty ka konfiskuar edhe armë. Pas kësaj, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

‘’Policia ka intervenuar në një rrahje që ka ndodhur midis dy bashkëshortëve, femër dhe mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47, një armë automatike Sharc dhe 21 fishekë kalibrash të ndryshëm. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në raport.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme