Pesë shenjat e dukshme të kancerit të qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës ka 5 indikator të zakonshëm, të cilët nuk duhet injoruar asnjëherë nga gratë.

“Jo të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të qafës së mitrës kanë simptoma, prandaj është me të vërtetë e rëndësishme që të marrin pjesë në kontrollimin e qafës së mitrës sa herë të ftohen”, ka rekomanduar Imogen Pinnell, menaxher informacioni për faqen informative për shëndet “Jo’s cervical Cancer Trust”.

“Pavarësisht nga mosha juaj, është po aq e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm për simptomat e kancerit të qafës së mitrës “, deklaroi tutje Pinnell.

Shenjat e hershme mund të përfshijnë:

#1 Gjakderdhja jonormale

Shenja më e zakonshme dhe më e hershme e kancerit të qafës së mitrës ka tendencë të jetë gjakderdhja e parregullt. Kjo ndodh kur qelizat e kancerit rriten në indet nën qafën e mitrës.

Është një shenjë veçanërisht alarmante në gratë në post-menopazuale që nuk kanë më menstruacione.

#2 Shkarkim vaginal i pazakontë

Shkarkimi i të gjitha grave është i ndryshëm. Por, nëse e kuptoni se ngjyra, era dhe qëndrueshmëria ka ndryshuar, atëherë kjo është diçka që vërtet shqetësuar.

#3 Vështirësi ose dhimbje gjatë seksit

Dhimbja gjatë seksit mund të jetë një shenjë e një sërë gjendjesh të ndryshme shëndetësore, por mund të jetë si rezultat i kancerit të qafës së mitrës.

#4 Dhimbje në fundshpinë

Dhimbja e fundshpinës mund të jetë një shenjë e uljes së parehatshme në karrige, por mund të shkaktohet edhe nga presioni i kancerit të qafës së mitrës.

#5 Humbja e peshës së padëshiruar

Ndërsa humbja e peshës mund të tingëllojë si e rëndomtë, nuk është një shenjë e mirë nëse ndodh pa ndonjë shkak.

Humbja e oreksit dhe humbja e pashpjegueshme e peshës kanë tendencë të jenë shenja se trupi nuk po funksionon siç duhet – është duke u përpjekur të ruajë energji. Nëse vini re se nuk jeni duke ngrënë si zakonisht, vizitoni mjekun tuaj. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme