Pesë ushtarë të vdekur dhe katër të plagosur në lindje të Ukrainës

Ushtria ukrainase thotë se pesë nga ushtarët e saj janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve me separatistët e mbeshtetur nga Rusia në lindje të vendit.

Në një kumtesë ushtria ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në fshatin Krymske dhe se përleshja me armë zjarri ka zgjatur tetë orë.

Krymske, shtrihet 30 kilometra në perëndim të Luhanskut, ku situata ka eskaluar këtë javë, në mes të fraksioneve separatiste që kontrollojnë qytetin.

Katër ushtarë të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve. Në deklaratë thuhet se tetë separatistë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë lënduar.

Luftimet në mes të forcave të Kievit dhe atyre ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk, kanë vrarë më shumë se 10.000 vetë që nga prilli i vitit 2014-të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme