Pesë vjet nga “Marrëveshja e Prespës”

Sot mbushen pesë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes historike në Prespë mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila i dha fund kontestit 27-vjeçar, për çështjen e emrit.

Si rrjedhojë, Maqedonia e ndryshoi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq Greqia u bë zë i përkrahjes së vendit i cili kulmoi me anëtarësimin në NATO, por nuk i nisi negociatat për anëtarësim, pasi ia preu udhën Bullgaria, një tjetër fqinj i cili nuk e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Pesë vjetori i Marrëveshjes së Prespës, Maqedoninë e Veriut e gjen në pozitë ku partitë në pushtet po mundohen të arrijnë konsensus bashkë me opozitaren VMRO-DPMNE për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme për vazhdimin e rrugës evropiane dhe largimin e vetos së Bullgarisë. RMV po tenton që të mos i përsëritet problemi me Greqinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme