Pesë vrasjet e Trump për pak muaj

Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka arritur që për një kohë të shkurtër të eliminoj disa nga terroristët me famkeq që kanë udhëhequr organizata të ndryshme terroriste në Lindje të Mesme

Vdekja e Qasem Soleimani, udhëheqësi i forcave ‘Quds’ të Iranit, në orët e hershme të së premtes, ishte vetëm i fundit në një varg vrasjesh të suksesshme të luftes së administrates Trump kundër terrorizmint.

1. Hamza bin Laden

Ndërsa nuk është e qartë kur saktësisht Hamza bin Laden, djali i udhëheqësit të ndjerë të al-Kaedës, Osama bin Laden, u vra, Trump konfirmoi vdekjen e tij në mesin e shtatorit. Bin Ladeni i ri po merrte një rol më të spikatur në Al-Kaeda para se të vritej në një operacion kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA’të në Azinë e Jugut. Departamenti i Shtetit kishte dhënë një shpërblim prej 1 milion dollarësh për informacione mbi vendndodhjen e Bin Ladenit të ri, në fillim të vitit 2019, por raportet thonë se ai mund të jetë vrarë në çdo kohë ndërmjet vitit 2017 dhe 2019, transmeton Gazeta Metro.

2. Abu Bakr al-Baghdadi

Udhëheqësi i ISIS’it Abu Bakr al-Bagdadi u vra gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane të urdhëruar nga Trump në fund të tetorit. Bastisja raportohet se zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua në kompleksin e al-Bagdadi në Siri. al-Bagdadi u ndoq në një tunel nga një qen i forcave speciale dhe, pasi arriti në një fund pa dalje, udhëheqësi i ISIS vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës. Trump më vonë i dha një medalje, qenit që ndoqi me sukses al-Bagdadi.

3. Ebu Hassan al-Muhajir

Menjëherë pas vdekjes së al-Bagdadi, Trump njoftoi se ShBA gjithashtu kishte vrarë pasardhësin e tij të mundshëm për të udhëhequr ISIS. “Vetëm dua të konfirmoi që zëvendësuesi numër një i Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë nga trupat amerikane. Me shumë mundësi do të kishte zënë vendin e parë – Tani ai është gjithashtu i Vdekur!” kishte shkruar në Twitter Presidneti Trump, në fund të tetorit.

4. Qasem Soleimani

Trump urdhëroi një sulm ajror në orët e hershme të së premtes, që vrau Gjeneralin Qasem Soleimani, udhëheqësin e forcës elitare ‘Quds’ të Iranit. Udhëheqësi ushtarak thuhet se ishte duke planifikuar një sulm kundër bazave amerikane në Siri, Irak dhe Liban që do të vrisnin qindra amerikanë, sipas Departamentit të Shtetit. Soleimani aprovoi gjithashtu një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, e cila detyroi ambasadorin e ShBA’ve në Irak të evakuohej.

5.Ebu Mehdi el-Muhandis

Ebu Mahdi al-Muhandis, udhëheqësi i ‘Kataeb Hezbollah’ ose Forcave Popullore të Mobilizimit (PMF) u vra në sulmin ajror që poashtu vrau edhe Qasem Soleimani. ‘Kataeb Hezbollah’ ishte përgjegjës për një sulm të kohëve të fundit që vrau një kontraktues amerikan, i cili nisi një seri sulmesh hakmarrëse ndaj ShBA’ve dhe përfundimisht çoi në sulmin e ambasadës. al-Muhandis kishte premtuar të ndalojë Amerikën dhe të gjithë miqtë e saj në Irak, por fundoj i vdekur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme