Policia kufitare e Vlorës ka arritur të shpëtojë pesë shqiptarë të Kosovës, të cilët rrezikuan të mbyteshin në zonën mbas Karaburunit.
Bëhet me dije se skafi me të cilën po lundronin turistët ka pasur një defekt në motor dhe rrezikonte të mbytej dhe menjëherë kanë lëshuar sinjalin SOS.
Mësohet se policia ka shkuar menjëherë dhe ka ndihmuar familjen me 5 persona, mes tyre dhe një fëmijë.
Në vendin e quajtur Skalom pas Karaburunit dhe rreth 1 milje larg bregut policia kufitare ka gjetur skafin dhe e ka tërhequr drejt bordit./GSH



