Gjatë ditës së sotme njëri nga katër protestuesit që gjykata e Apelit në Shkodër i la në burg pas protestës në ‘Rrugën e Kombit’ është liruar.
Florin Onuzi 35 vjeç, banues në fshatin Nangë u lirua nga burgu, pasi pësoi infarkt.
Pasi mori mjekim në spital ai u dërgua në shtëpinë e tij, ndërsa pritet që dënimin ta vuajë në “arrest shtëpie”.
Tashmë kanë mbetur vetëm 3 protestues në qelitë e burgut pas protestës në rrugën e Kombit kundër pagesës për taksën e kalimit.