Peticioni për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit i dorëzohet Kadri Veselit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, peticionin që kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit I pari i Suharekës ka thënë se pret që Kuvendi të marrë vendim për këtë çështje.

Tutje Muharremaj është shprehur se Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka mirëpritur këtë peticion. Kryetari i Suharekës po ashtu ka njoftuar se peticioni ka filluar të nënshkruhet të enjtën në ora 11:00, ndërsa sipas tij deri të shtunën janë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime. Ky peticion vjen pas vrasjes se një personi në një kazino në Suharekë.

Në anën tjetër, Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të shfuqizohet ligji ekzistues për lojërat e fatit. Kurse, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten rezolutën e iniciuar nga opozita lidhur me lojërat e fatit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme