Situata aktuale në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të krizës së shkaktuar nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ishin ndër temat e diskutuara në takimin e sotëm të kryeministrit bullgar Kiril Petkov me Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhei, tha Qendra për shtyp e Qeverisë bullgare.
Siç njofton MIA nga Sofja, Petkov në takim rikonfirmoi dëshirën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët për hapjen e çështjeve politike me vendin, duke qenë se këto janë tema që janë të ndjeshme për Bullgarinë.
Petkov gjithashtu theksoi se intensifikimi i bashkëpunimit sektorial ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kontribuon në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.