Petkoviq thotë se Serbia insistoi sot të bisedohet për Asociacionin

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se në takimin e të martës në Bruksel delegacioni serb ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell Reporteri.net.

Petkoviqi, tha se për Serbinë, themelimi i Asociacionit mbetet kyç.

“Gjëja e parë që delegacioni serb insistoi ishte Asociacioni si gjëja më e rëndësishme, çështja kyçe, që mbi të gjitha lidhet me fatin dhe të ardhmen e popullit serb në Kosovë”, u shpreh ai, shkroi RTS, transmeton Reporteri.net.

 Por, delegacioni serb, sipas tij, ka folur për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse marrëveshja për të, kujtoi ai, është nënshkruar tashmë edhe nga Beogradi, edhe nga Prishtina, ashtu si edhe BE-ja.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të mbetet temë në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës që ta themelojë atë, derisa Kosova, vazhdon të mos e pranojë një draft-status evropian për Asociacionin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, jo më larg se sot ka njoftuar sërish se nuk e ka pranuar.

“Me datën 21 tetor, pesë emisarë kanë ardhur për atë propozim të tyre për draft-statutin. Me datën 24 tetor, unë i kam dhënë vërejtjet e mia. Pra, unë kam dhënë vërejtje për atë draft-statut. Rrjedhimisht, nuk e kam pranuar”, u shpreh Kurti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Me datën 26 tetor, në takimin me ‘pesëshen e madhe’ – Olaf Scholz, Emmanuel Macron, Charles Michel, Josep Borrell, Giorgia Meloni, edhe Mirosllav Lajçak – në Bruksel, u diskutua rreth Asociacionit./Reporteri.net/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme