Petroviq: Do ta votoj demarkacionin

Sllobodan Petroviq, deputet i SLS (Partisë Liberale), në Kuvendin e Kosovës ishte mysafir i RTK 2. Ai foli për mbledhjen e sotme të parlamentit ku do të diskutohet për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Petroviq tha se qëndrimi i SLS është i njohur. “Kur është fjala për qëndrimin e Partisë Liberale dhe vota ime në parlament sot është i njohur… Para së gjithash, unë mendoj se askush nuk ka të drejtë të mbajë qytetarët tanë të izoluar dhe, kështu, të cenojë të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve”, tha Petroviq.

Kosova, pohon ai, është i vetmi vend ku njerëzit nuk kanë mundësi të udhëtojnë dhe të shkojnë atje ku kanë vullnet dhe dëshirë.

Pres që deputetët sot të votojnë në interes të qytetarëve, ai thotë se askush nuk ka pasur ndonjë ndikim mbi të, as nuk mund të ketë.

“Unë pres që deputetët të jenë përgjegjës dhe të marrin vendim dhe përgjegjësi që të votojnë në interes dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë “, tha pos tjerash Petroviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme