Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot realizoi takim me zv. ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikë Evropiane dhe NATO të SHBA-së, Spenser Boyer, i cili është pjesë e delegacionit amerikan të këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Schole, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Në takim u bisedua për partneritetin strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të mbrojtjes, me ç’rast ministrja Sllavjanka Petrovska e njohu Ndihmës Sekretarin Boyer me projektet aktuale për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë, hapat e ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut në drejtim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe ndihmës dhe mbështetjes për Ukrainën.
Petrovska gjatë takimit theksoi se SHBA-të janë partneri ynë afatgjatë strategjik në zhvillimin e kapaciteteve të ushtrisë dhe shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen aleate prej 106 milionë dollarësh për modernizimin, pajisjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të ushtrisë në vitin 2022.