Kërkesa për ndihmë ushtarake nga Ukraina ka përmbajtje të klasifikuar, dhe për këtë opinioni nuk mund të informohet për detajet, tha sot në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska. Sipas saj, donacioni nuk do të ndikojë në kapacitetin dhe aftësinë e ushtrisë sonë.
“Kërkesa e dërguar nga autoritetet ukrainase ishte e përmbajtjes së klasifikuar, dhe ajo përmban atë që ata kërkojnë nga ne. Sigurisht nëse jemi në gjendje ta dorëzojmë. Prandaj, në publik dhe në interes të transparencës, njoftuam se kemi marrë vendim që të dhurojmë pajisje ushtarake dhe ndihmë në përputhje me kërkesat e palës ukrainase”, tha Petrovska./Alsat.mk