Modeli i ri Peugeot Gran Turismo Sport do të paraqitet më 17 tetor, ndërsa Peugeot ka përgatitur edhe versionin Vision Gran Turismo, transmeton Zeri.info.
Ka të bëj me evoluimin e modelit të vitit të kaluar L500 R Hybrid dhe bëhet fjalë për modelin me vetëm një ulëse dhe me goma të mëdha, masë të vogël prej vetëm 825 kilogramëve, kjo falë përdorimit të fibrave të karbonit si dhe me një fuqi prej 750 kuaj fuqive.
Kjo veturë kombinon motorin me djegie të brendshme prej 580 kuaj fuqive, elektromotorin me 170 kuaj fuqi, bateritë litium-jon dhe marshin me shtatë shpejtësi.
Përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 2.4 sekonda, çka është për 0.1 sekondë më shpejtë se koncepti i mëhershëm./ZERI