Pezullohen 21 OJQ ‘të rrezikshme’

Të paktën 21 organizatave joqeveritare iu është pezulluar veprimtaria brenda vitit 2016, me vendim të autoriteteve të rendit në Kosovë për, siç thuhet, aktiviteteve të jashtëligjshme.

Një liste prej 13 organizatash që u pezulluan në vitin 2015, i është shtuar edhe numri prej tetë organizatave të tjera një vit më vonë (2016), duke rritur numrin e OJQ-ve të përfshira në veprimtari të paligjshme.

Vendimi për pezullimin e aktiviteteve të këtyre organizatave, i marrë nga Ministria e Administratës Publike në Kosovë, është ripërsëritur vit pas vitit 2014 me dyshimin “se kanë rënë ndesh me rendin Kushtetues të Kosovës dhe kanë cenuar sigurinë e përgjithshme”.

Zyrtarët e Ministrisë së Administratës Publike thanë për Radion Evropa e Lirë se pezullimi i veprimtarive të OJQ-ve të caktuara u “bazua në kërkesën e organeve kompetente dhe se ai është ripërsëritur”.

Bajram Kosumi drejtor i Departamentit për Organizatat Joqeveritare në Ministrinë e Administratës Publike, tha se “organizatat për të cilat është marrë vendimi që t’u pezullohet puna, janë kryesisht ndërkombëtare”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme