Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pezulluar tre zyrtarë të saj për shkak të dyshimeve se kanë keqpërdorur avanset.
“Me qëllim të parandalimit të çfarëdo komprometimit të procesit të hetimeve nga organet përkatëse, për dyshimet mbi avanset e pambyllura (1 janar 2016 -31 mars 2017), bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e pezullimit të parandalues ndaj tre zyrtarëve të saj, deri në zbardhjen e këtij rasti. Msh nuk dëshiron të paragjykojmë epilogun e këtij procesi dhe as fajësinë apo pafajësinë e të pezulluarve”, thuhet në një njoftim.
MSh bën me dije se ka filluar auditimin e këtij procesi nga Njësia e brendshme e auditimit e MSh-së si dhe në bazë të kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, është deponuar e gjithë lënda në këtë Agjenci.
Kjo ministri thekson se do të ofrojë bashkëpunimin e plotë për të gjitha organet e drejtësisë, që çështja e avanseve të pambyllura në AKPPM dhe në Ministrinë e Shëndetësisë të hetohet dhe të trajtohet konform përgjegjësive të institucioneve dhe ligjeve në fuqi.