Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont, ka propozuar “pezullimin” e deklarimit të pavarësisë për “disa javë” në mënyrë që të krijohet hapësirë për dialog me Madridin.
Në adresimin e tij në parlamentin rajonal të Katalonisë në Barcelonë, Carles Puigdemont, i ka bërë thirrje Madridit për dialog.
Ai përsëriti se Katalonia fitoi të drejtën për të qenë një shtet i pavarur, ai gjithashtu tha se dëshiron të “shkallëzojë” tensionet rreth kësaj çështje.
Policia spanjolle ka zbarkuar në parlamenin rajonal të Katalonisë, ata ruanin ndërtesat publike dhe kanë mbyllur një park përreth parlamentit.
Qeveria qendrore e Spanjës e ka shpallur të paligjshëm referendumin për pavarësi nga Katalonia./REL