Philips: Të hiqet kushti i demarkacionit për vizat, është qesharak

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David Phillips, tha se kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia, prandaj ky s’duhet të jetë kusht vendimtar i Kosovës për liberalizimin e vizave

Ai thekson se Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës, ndërsa të njëjtin e quan qesharak.

“Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti qesharak që i ka vënë Kosovës, që liberalizimi i vizave të lidhet me marrëveshjen për demarkimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia. Synimi i Kosovës dëshmon anshmërinë e Brukselit kundër shqiptarëve”, ka shkruar Phillips në “Twitter”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme