“Picaso” prangos tetë persona në Bruksel dhe Tiranë

Policia në Shqipëri në bashkëpunim me autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion në të dy shtet për goditjen e një grupi që kryente vjedhje pronash në shtetin belg.

Policia bën të ditur se në zbatim të letër porosive belge të datave 28 dhe 29 mars në Shqipëri u ndaluan shtetasit ImirVila, 37 vjeç, Alerjo Dushku, 31 vjeç, Albert Arraj 22 vjeç.
“Të ndaluarit dyshohet për pastrim të produkteve të veprës penale vjedhja e kryer në kuadër të grupit strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë”, tha Sokol Kalani, Shefi i Task Forcës Anti-Skifter në Policinë e Shtetit, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.

Operacioni është organizuar në të njëjtën kohë edhe në Belgjikë, ku janë arrestuar 5 shqiptarë, si dhe janë shpallur të tjerë në kërkim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme