Sot në Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, hapet ekspozita e piktorëve në përkrahje të ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj më 4 janar është ndalur nga autoritetet e Francës në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të lëshuar në vitin 2004, transmeton kp.
Pas daljes para trupit gjykues, ish komandanti i UÇK-së është liruar me kusht, por do të duhet të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.