PIKTORI BESON SE SHALËRON KALIN E BARDHË, E NË TË VËRTETË ËSHTË VETËM NJË HERO MBI GOMAR!

Më shkruajnë me dhjetëra pjesëmarrës në protestat e Tiranës dhe më pyesin pse nuk merrem më me ta si në fillimet e revoltës së tyre.
Ndoshta sepse kurrë nuk i kam dashur lavdet pas betejave.
Apo pse nga dita e parë, kur të gjithë pyesnin se kush qëndronte pas atij zëri rinor, unë e thashë pa asnjë hamendje se ai ishte zëri më i bukur dhe më shpresëdhënës që kishte njohur Shqipëria.
Në të vërtetë ka vite që shkruaj për ta shpalosur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetojë në një epokë neokomuniste, gjë për të cilën nuk turpërohen aspak elitat shqiptare që ushqehen në grazhdin e “Aleancës së Qelbësirave”.
Megjithatë, e pranoj haptazi se kurrë nuk ia dola që, nëpërmjet shkrimeve të mia, ta shpreh aq bindshëm atë që e tha kjo rini që marshon në bulevardet e Tiranës: se “Enveri i Dytë” – Piktori – e ka bërë vendin gjithnjë e më të hapur për të huajt, por ku shqiptarët ndjehen gjithnjë e më të nënçmuar dhe më të përbuzur.
Madje, duhet t’i kërkoj falje kësaj rinie, sepse kohët e fundit nisa ta them publikisht se, për shkak të plehut politik tridhjetëvjeçar që mbuloi Shqipërinë, ajo kishte harruar edhe erën e qumështit të nënës dhe atdheun kishte nisur ta ndiente si një vendbanim të përkohshëm, që nuk ia vlen ta mbrosh nga hajdutët.
Ndoshta nga dëshpërimi, apo kush e di nga çfarë tjetër, kohët e fundit thosha: “Do ta jepja këtë pak jetë që më ka mbetur për ta jetuar vetëm për një çast, kur do të jehonte zëri rinor që do ta përcillte të vërtetën se Shqipëria nuk është një kopsht pa pronar.”
Kam vite që shkruaj, por do të më duheshin edhe qindra vjet të tjera dhe sërish nuk do të arrija ta shpreh aq fuqishëm atë që e shpalosi zëri rinor në protestat e Tiranës: se “Enveri i Dytë” – Piktori – tallej dhe vazhdon të tallet me shqiptarët, sepse beson se po shalëron kalin e bardhë, ndërsa, në të vërtetë, është vetëm një hero mbi gomar. (Kim Mehmeti)/sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme