Piktori dhe Lali Eri nuk janë të pasur, por varfanjak – kanë shumë pakë njerëzore në vetvete!

Këto ditë është duke u zhvilluar një betejë për jetë a vdekje mes mafias politike dhe drejtësisë së Shqipërisë. Si një ndër drejtuesit e kësaj mafie – ‘drejtori’ i shkollës së hajdutëve pranë Bashkisë së Tiranës – Lali Eri është duke bërë çmos që t’i mposhtë e t’i vë nënë kontroll prokurorët dhe gjykatësit e Shqipërisë.
Dhe tani për tani dihet vetëm një gjë: në këtë betejë të ashpër ka përparësi mafia politike, të cilën e mbështesin artistë, gazetarë, media, intelektualë—. Pra që e mbështesin të gjithë ata që tani nuk kanë si ta fshehin se i ka ushqyer dhe i ushqen mafia më e rrezikshme se gjitha të tjerat për Shqipërinë.
Dhe nuk ka dyshim se nga kjo betejë do shihet qartë nëse Shqipëria do mund të bëhet shtet ku ligji do vlejë për të gjithë, apo do mbetet atë që është – atdhe i krimit. Atdhe ku thuajse të gjitha elitat ushqehen nga hajdutëria dhe ku vetëm varfanjakët e hanë bukën e vet.
Sidoqoftë pra, duhet pritur të shihet nëse Lali Eri do ia arrij t’i shantazhojë prokurorët dhe gjykatësit ashtu siç bëri dikur me gazetarët, kur mesë të tjerëve, edhe me mesazhe ku fyente dhe kërcënonte gazetaren e njohur Beti Njuma.
Por megjithatë ka diçka që mund të thuhet që tani: kanë të drejtë mediat dhe gazetarët që ushqehen nga grazhdi i mafias politike kur thonë se Piktori e Lali Eri, jo vetëm që nuk janë të pasur , por jetojnë në varfëri. Po, ata edhe me miliona euro në xhep do ndjehen të varfër, sepse nuk kanë asgjë njerëzore në vetvete.
E ndërkohë dihet se është e kotë të kërkosh njeri te politikanët hajdut që e kanë dëbuar turpin nga vetvetja. Siç dihet se të tillët sillen ashtu si edhe Lali Eri i cili, nëse nuk do trembej nga hajduti në vetvete, nuk do kishte pse t’i shantazhonte e t’u frikohej prokurorëve dhe gjykatësve. (Kim Mehmeti)/sakte.net
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "" Institucionet e shtetit degradojnë aty ku pushtetarët janë shërbëtorë të krimit dhe të nëntokës politike. Shumica e votuesve të sotëm, njësoj si komunistët e djeshëm, bëhen se nuk e shohin se e ardhmja e shqiptarisë është marr peng nga pushtetarët që lavdinë e vet e ndërtojnë mbi mjerimin e vendit dhe popullit të vet. Kim MEHMETI Shkrimtar, Shkrimtar,Publicist Publicist OSYRI"

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme