Pilku: Dibranë, të veprojmë ta godasim me votë kryemafiozin në pozitën e kryetarit sot

Mesazhi i veprimtarit nga mërgata për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Shumë të nderuar bashkëqytetarë dibranë, përfaqësues politikë dhe intelektualë, nuk është nevoja ta përsërisim dhe të flasim për dëmin dhe shkatërrimin që i është bërë Dibrës këto 4 vite e gjysëm nga kryetari aktual, jo që të gjithë i dijmë ato, por janë dëme dhe pasoja që kanë tanguar dhe e kemi pësuar çdonjëri nga ne, ajo për të cilën duhet të mendojmë, flasim dhe veprojmë, është goditja përfundimtare që do i japë vota e dibranit kryemafiozit në pozitën e kryetarit sot.

Ashtu siç shprehëm zhgënjimin dhe të drejtën tonë për të ndëshkuar me votë në 11 dhjetor padrejtësitë që i bëri ai Dibrës dhe dibranëve, kjo votë e zgjedhjeve lokale, duhet të jetë më e zëshme, më ndëshkuese, më goditëse, më e fuqishme, e për të qenë e tillë, duhet të jetë e bashkuar, kësaj here për hir të Dibrës, për hir të drejtësisë.

Ne dëshmojmë se nuk e kemi dashur Dibrën nëse lejojmë këtë klan mafioz të udhëheqë edhe 4 vite tjera, sepse katër vite tjera me këtë udhëheqësi nënkupton vdekje dhe shkatërrim përfundimtar për Dibrën. Anuk mjaftuan bëmat dhe gjëmat e tyre te paprecedenta ne këto 4 vite për të dëshmuar pasojat fatale që mund të sjellin edhe 4 vite tjera?

Për hir të Dibrës, për hir të së drejtës dhe të rinisë dibrane që po shpërngulet përditë e më shumë nga qyteti, të bëhemi bashkë kundër kësaj të keqe të cilës i dhamë paralajmërim ne zgjedhjet e 11 dhjetorit për rrëzimin përfundimtar që do u japim në këto zgjedhje lokale. Personalisht nuk do jem pjesë e garrës për kreun e Komunës së Dibrës për shkak të angazhimit personal dhe familjar që kam në Shtetetet e Bashkuara të amerikës, uroj që pakënaqësia e dibranëve këto zgjedhje të jetë një emër i vetëm, përbashkues dhe motivues i fortë që do mposhtë dhe të hedhë në histori që në raundin e parë hajdutët më të pangopur që ka parë Dibra, por do jem përkrahës i fuqishëm duke mos kursyer asgjë nga vetja ime që rinia dhe intelektualët e vërtetë dibranë të marin në dorë drejtimin e qytetit për ta ngritur dhe rigjallëruar fort të dashurën, Dibrën tonë.

Uroj që ngjyrimet partiake të mos jen shkak dhe pasojë për përçarje mes dibranëve, këto zgjedhje kanë rëndësinë jetë a vdekje për Dibrën dhe dibranët, prandaj, të bëhemi gjithë bashkë, të kontribojmë që qyteti 4 vitet e ardhëshme të ketë përfaqësues dinjitoz, dhashtë Zoti të përzgjidhet dhe të fitojë më i miri. Për hir të Dibrës, për hir të drejtësisë, të bashkuar!

Me shumë respekt dhe dashuri, mërgimtari dibran në SHBA, Ylber Pilku

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme