‘Roma mund të na shqetësonte vetëm kur mbetem me 10 futbollistë’
Stefano Pioli mendon se e vetmja mënyrë se si Roma mund ta shqetësonte Milanin ishte nëse do të mbetej me 10 lojtarë.
Të premtën mbrëma, Milani shënoi fitore në udhëtim ndaj Romës me rezultatin 1:2.
“Rossonerët” luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 61-të pas përjashtimit të Fikayo Tomorit, por edhe gjatë kësaj kohe ia dolën të shënonin dhe të kthehen me pikët e plota.
Trajneri Pioli u shpreh i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij.
“Rezultati është i rëndësishëm, por performanca është gjithashtu shumë e kënaqshme”, tha fillimisht ai për “DAZN”.
“Mendoj se e vetmja mënyrë se si mund t’i linim kundërshtarët tanë në lojë ishte të mbetemi me 10 lojtarë dhe kjo është ajo që ndodhi, por ne ende qëndruam nën presion me bujari dhe vendosmëri. Ne jemi të kënaqur me atë që po bëjmë, por edhe të vetëdijshëm për atë që duhet të përmirësojmë”, shtoi ai.
Pas pauzës ndërkombëtare, Milani do të zhvillojë derbin lokal, ndaj Interit.
Trajneri i kuqezinjve theksoi se do të jenë gati edhe për këtë sfidë.
“Të gjitha ndeshjet janë teste të vështira për t’u kapërcyer dhe kjo nuk është ndryshe. Interi është një kundërshtar cilësor, ne e dimë këtë, por ne kemi identitetin tonë dhe mënyrën si i afrohemi lojës. Ka rivalitet të madh, ambicie të mëdha, ne të dy duam të fitojmë yllin e dytë, kështu që do të jemi gati”, deklaroi Pioli.