Pique e mbylli karrierën me karton të kuq, ai u ndëshkua sonte edhe pse nuk ishte në lojë

Barcelona e regjistroi fitoren e pestë radhazi në La Liga sonte.

Skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore me përmbysje kundër Osasunas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, shkruan Gazeta Express.

Barça triumfoi në stadiumin “El Sadar” me rezultatin 1:2, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak nga minuta e 31-të pas përjashtimit të Robert Lewandowskit me kartonin e dytë të verdhë.

Përveç sulmuesit polak, me karton të kuq u ndëshkua edhe Gerard Pique, për të cilin ishte kjo ndeshja e tij e fundit në karrierë pasi ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Gjatë pushimit mes pjesëve, spanjolli iu afrua gjyqtarit Jesus Gil Manzano dhe filloi të debatonte me të lidhur me përjashtimin e Lewandowskit.

Pique vazhdoi debatin edhe në tunel me gjyqtarin, ku edhe u ndëshkua pastaj me karton të kuq.

Ndryshe, Barcelona pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe pozicionohet e para në tabelë, me 5 pikë më shumë se Real Madridi. “Los Blancos” ndeshjen e kësaj jave e luajnë më 10 nëntor, kundër Cadizit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme