Pjesa më e madhe e terapisë për pacientët onkologjik ka arritur, ndërsa një terapi do të arrijë të hënën. Nga Shoqata e Pacientëve me kancer “Hema Onko” shpresojnë të mos ketë sërish mungesë të terapisë biologjike, pasi kjo përbën shqetësim të madh për pacientët me kancer. Ndërsa, nga Klinika e Onkologjisë thonë se do t’i informojnë pacientët se kur mund të shkojnë ta marrin terapinë. Për më shumë se një muaji pacientët me kancer kanë pasur mungesë të disa terapisë biologjike. Përveç mungesës së barnave për kancerin e gjirit ka pasur mungesë edhe të ilaçeve për kancerin e mushkërive.
“E mirë është se prej dje pasdite terapia ka arritur në Onkologji dhe të gjithë pacientët që një muaj kanë mbetur pa terapi do të mund ta pranojnë këto dita dhe neve na mbetet të shpresojmë se kemi sasi të mjaftueshme dhe se ky problem nuk do të përsëritet”, deklaroi Ana Marjanoviq, paciente dhe përfaqësuesese e Hema Onkos. /Alsat.mk