Pjesë e një organizate kriminale për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale për trafik lëndësh narkotike, u arrestua në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.


Gjykata Penale e Peruxhias  kishte caktuar masën “Arrest në burg” për shtetasin A.S., 35 vjeç, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij.

Njoftimi: 

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 35-vjeçari.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

-A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme