Siç njofton Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, përdoruesit e rrugëve “Bozhin Nikolov”, “Haxhi Trajko” dhe “Gorno Lisice” në pjesën drejt fshatit Dolno Lisice do të jenë pa energji elektrike nesër nga ora 7:00 deri në orën 16:00.
Nga ora 8:30 deri në orën 16:00, përdoruesit e objekteve në zonën e Liqenit Treska në Saraj do të jenë pa energji elektrike, dhe nga ora 11:00 deri në orën 15:00, përdoruesit e një pjese të rrugës Milan Mijalkoviq do të jenë pa energji elektrike.
Të martën, më 24 dhjetor, nga ora 19:00 deri në orën 00:12, përdoruesit në një pjesë të rrugës Strushka në Komunën e Karposhit do të jenë pa energji elektrike.



