Pjesët e para mbyllen: Befasi e madhe në takimin City-Leipzig, “paqe” në Barcelonë e “San Siro”

Mbyllen pjesët e para: Befasi e madhe në takimin City-Leipzig, “paqe” në Barcelonë e “San Siro”.

Kanë përfunduar pjesët e para në katër ndeshjet kryesore të mbrëmjes së sotme (e martë) në Ligën e Kampionëve.

Milani dhe Borussia Dortmund kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1:1, në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi net.

Marco Reus hapi serinë e golave në minutën e 10-të nga penalltia, për ta barazuar më pas Chukëueze në minutën e 38-të. Milani humbi një penallti me anë të sulmuesit Giroud gjashtë minuta pasi nisi takimi.

Befasia e madhe po ndodh në stadiumin “Etihad”, aty ku Manchester City është në disavantazh prej dy golave 0:2 nga Leipzig.

Openda me dy golat në minutat 13 dhe 33 ka shokuar “Qytetarët”, që synojnë përmbysjen në fraksionin e dytë të lojës.

Me barazim janë mbyllur 45 minutat e para edhe në takimin mes Barcelonës dhe Portos.

Ishin mysafirët që befasuan, duke kaluar në avantazh në minutën e 30-të me anë të Pepes, ndërkaq barazimin Barçës ia siguroi Cancelo dy minuta më vonë.

Paris Saint-Germaini është në disavantazh 0:1 nga Newcastle United, në Paris.

Isak është autor i golit të avantazhit për mysafirët nga Anglia në minutën e 24-të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme