“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke (FAT) është realizuar ‘Trajnimi i Sistemit të Armëve SARP’ që kishte qëllim përfitimin e njohurive teorike dhe praktike të përdorimit të sistemit të avancuar të armëve SARP”, thuhet në njoftim.
FSK tha se “Instruktorët nga FAT, po japin kontribut të çmuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale për FSK-në”.
Sistemi SARP është një sistem që mund të përdoret kundër kërcënimeve ajrore dhe tokësore në mjetet taktike tokësore, i cili kontribuon në rritjen e aftësive mbrojtëse të ushtrive moderne. Ai mund të funksionojë plotësisht i integruar me sistemet e komandës dhe kontrollit në distancë.