‘Plaçkitësi i shekullit’ në Beograd, kapet në Kosovë

Novica Elek (37), njëri nga të dyshuarit për grabitjen e cilësuar si “plaçkitje e shekullit”, që kishte ndodhur në Beograd më 2011, është arrestuar në pikëkalimin kufitar midis Kosovës e Maqedonisë, bën të ditur e përditshmja e Beogradit “Kurir”, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë rikujton se ndaj tij ishte shpallur fletëarresti nga një prokurori e Beogradit, pasi në prill të vitit 2016 kishte shtënë me armë zjarri ndaj ish-bashkëshortes së vet, Tijanës.

këtij burimi, Elek ndodhet në burgun ekstradues.

Gazeta nuk jep hollësi kur ka ndodhur arrestimi dhe as ku ndodhet ky burg ekstradues.

Elek ka qenë një nga të akuzuarit për plaçkitjen e konvojit “Sekjuritas” në mars të vitit 2011 në Beograd, kur u grabitën 800 mijë euro, e njohur në opinion si “Plaçkitje e shekullit”, transmeton Koha.net. Shtatë nga të akuzuarit u liruan më 2014 nga Gjykata e Apelit të Beogradit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme