Plaçkitja e pabesueshme e rumunëve, vodhën Iphone në kamionin në lëvizje (Video)

Policia holandeze ka arrestuar pesë meshkuj të cilët në mënyrë spektakolare kanë vjedhur telefona mobilë me vlerë prej gjysmë milioni euro me një kombi i cili lëvizte me shpejtësi.

Policia ka kumtuar se bëhet fjalë për shtetasit rumunë dhe se janë të vjetër në mes 33 dhe 43 vjeç.

Plaçkitja e pabesueshme ka ndodhur më 24 korrik, ndërsa detajet e këtij rasti kanë rrjedhur vetëm pas arrestimit të bandës rumune. Hajnat i kanë përdorur skenat e filmit “Shpejtësi dhe furi” (The Fast and The Furious), dhe me një kombi të modifikuar në mes të autostradës gati janë “ngjitë” në pjesën e prapme të kamionit përplot me telefona, ndërsa anëtari më i aftë i bandës hipi në kamion i cili ishte në lëvizje të shpejtë dhe e theu derën. Hajni më pas i gjuante paketat kolegut të vet i cili i lëshonte në kombi special me vrimë në tavan, transmeton gazetametro.net.

Vozitësi i shkretë i kamionit gati u alivanos kur arriti në destinacion.

Kamioni i tij ishte plotësisht i zbrazët, edhe pse burri nuk ishte ndalur askund, dhe gjatë vozitjes nuk kishte vërejtur asgjë. Pikërisht kjo e kishte hutuar policinë.

Zëdhënësi Ed Kraszewski thotë se inspektorët më me eksperiencë aspak nuk kanë besuar se mund të kryet një plaçkitje e tillë. Por provat ishin të pakontestueshme.

“Kamioni kishte udhëtuar nga pika A deri në pikën B. Nuk ishte ndalur askund në asnjë moment, ndërsa telefonat janë zhdukur. Pra, diçka ka ndodhur me siguri gjatë rrugës”, ka thënë ai.

Policia i ka arrestuar plaçkitësit në një park të argëtimit, dhe në ndërkohë i ka gjetur telefonat dhe kombin.

“Kemi informacione se plaçkitjet të tilla kanë ndodhur nëpër gjithë Evropën. Dyshojmë se kjo bandë në këtë mënyrë i ka zbrazur 17 kamionë”, ka thënë Kraszewski.

Policia rumune ka publikuar qysh në vitin 2012 incizimin e plaçkitjes së ngjashme me atë të Holandës.

Mbetet e paqartë se a është në pyetje banda e njëjtë, por holandezët kanë thënë se do t’iu dërgojnë shenjat e gishtërinjve të hajnave të dyshuar kolegëve të vet në gjithë Evropën në mënyrë që ata të përpiqen të zgjidhin veprat tjera penale.

Për këtë plaçkitje ka raportuar mbrëmë Metro, mirëpo këtu janë pamjet e plaçitjes më të pabesueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme