Plaçkitje me maska në Mitrovicë, arrestohen tre persona

Policia ka bërë të ditur se të martën rreth orës 04:00 të mëngjesit ishte raportuar se në zonën banuese në tunelin e parë në Mitrovicë, në një dyqan kishte ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’.]

Sipas njoftimit të policisë drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku nga shikimi i vendit të ngjarjes dhe të dhënave të para të siguruara hetimet ishin orientuar në identifikimin e një veture që ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Bashkërendimi i njësive policore në kërkim të veturës së dyshuar ka rezultuar që pas 20 minutave, në rrugën “Ramandan Kelemendi” në Mitrovicë, të identifikohet dhe të ndalohet vetura në të cilën ndodheshin tre personat e dyshuar, me ç’rast gjatë kontrollit tek të dyshuarit dhe në veturë në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, dy thika, një maskë, një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan”.

“Ndaj të dyshuarve A. P., 19 vjeçar, B.H., 18 vjeçar dhe E. S. 18 vjeçar, pas procedurave intervistuese u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftimin e policisë dërguar mediave. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme