Një person është arrestuar në Deçan të enjten pasi ka plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Policia e Kosovës raporton se për shkaqe të panjohura i dyshuari ka plagosur bashkëshorten e tij në të enjten në mesditë.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është konfiskuar një arme me një karikatorë të zbrazët dhe dy karikatorë tjerë me 11 fishekë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.