Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vorë, detajet nga ngjarja

Një 40-vjeçar është paraqitur në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm i plagosur me armë zjarri.


40-vjeçari me iniciale E. A., dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë brenda në banesën e tij në Marikaj të Vorës.

Ai u paraqit në spital rreth orës 03:30 dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Blutë kanë sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme