Plagoset me armë zjarri në Durrës një 36-vjeçar, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri.


Burime për News 24 bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Arbër Gorea. Pavarësisht plagëve të marra, Gorea ka mundur të shkojë vetë në stacionin e policisë, ku ka kërkuar ndihmë nga efektivët për t’u transportuar në spital.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet aktualisht në sallën e operacionit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në lëvizje në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi i policisë

DVP Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme