Një ngjarje me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit në Durrës. Një 21-vjeçar është plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.
I riu, i identifikuar si Luiz Sheqja, banues në Durrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autori i plagosjes është 36-vjeçari Shpëtim Dedja, banues në Golem. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe është në ndjekje të tij.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se plagosi me armë zjarri 21-vjeçarin, Policia identifikon 36-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.
Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.